Kampioni i botës në kategorinë e rëndë Tyson Fury thotë se arritjet e tij në këtë sport e kanë bërë atë tashmë një boksier të madh dhe se dashuria e tij për të luftuar është ajo që e nxit për të vazhduar.
33-vjeçari i pamposhtur do ta mbrojë titullin e tij WBC kundër amerikanit Deontay Wilder në Las Vegas këtë fundjavë.
Kjo do të jetë lufta e tretë mes tyre, pas një barazimi në vitin 2018 dhe triumfit madhështor të britanikut në rundin e shtatë në rimeçin e vitit 2020.
“Nëse nuk do të kisha ndonjë luftë tjetër, nuk do të pendohesha për asgjë”, tha Fury për BBC Radio 5.
“Unë nuk po luftoj për t’u bërë më i miri i të gjitha kohëve, nuk po luftoj për t’u bërë legjendë”, këmbënguli ai.
“Nuk do të përfitoja asgjë nëse do t’i fitoja 50 milionë euro apo 200 milionë euro, nuk kam nevojë për pasuri për ta jetuar jetën time. Unë jam një njeri normal i cili është shumë i mirë në boks dhe person shumë i veçantë dhe i zgjedhur”, shtoi ai.
Fury, i cili i ka 30 fitore dhe një barazim, nuk ka luftuar që prej paraqitjes mahnitëse në shkurt të vitit 2020 në rimeçin me Wilderin, të cilin e rrëzoi dy herë para se ekipi i amerikanit ta hidhte peshqirin e bardhë në ring. /Gazeta Express/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...