Google ADS

Fury kthehet në ring në fillim të vitit 2022, por kundër kujt?

15:11 | 24 Nëntor 2021
A. B.

Tyson Fury do të rikthehet në ring për të luftuar në fillim të vitit 2022, edhe pse ende nuk e di se kundër kujt, ka thënë menaxheri Ben Shalom.

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë WBC Fury u takua me Shalom të shtunën në stadiumin Wembley, ku kishte shkuar për ta përcjellë luftën e kushëririt të vet Hosea Burton kundër Dan Azeez për titullin britanik.

Fury është boksieri numër një në botë në kategorinë e rëndë, pasi e shkatërroi dy herë Deontay Wilderin.

WBC-ja ende nuk ka njoftuar se kush do të jetë kundërshtari i radhës i Furyt për mbrojtjen e titullit.

“Ai më tha se do të luftojë patjetër në shkurt apo mars, por se nuk e di se kundër kujt”, tha Shalom për Sky Sports.

“Nuk është në dorën e Furyt, por ai dëshiron të luftojë në shkurt apo mars, qoftë kundër Dillian Whyte apo kujtdo”, shtoi ai./GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme