Tyson Fury ka thirrur Tony Bellew pas lëndimit të David Haye.
Haye ka lënduar bicepsin e tij pasi u rrëzua nga shkallët dhe u iu nënshtura një operacioni të vogël.
Kjo do të thotë se meçi paraparë për datën 17 dhjetor në O2 Arena është shtyrë dhe pritet që të cakohet një datë tjetër gjatë vitit 2018.
Ish kampioni i peshave të rënda, Fury, ka disa ide tjera dhe e ka ftuar Bellew që të boksojë me të.
Fury nuk ka boksuar që nga fitorja e tij ndaj Wladimir Klitschkos por pritet të rikthehet në ring gjatë vitit 2018.
Fury thirrjen e ka bërë nëpërmjetë një video në rrjetin e tij social Instagram.
“Ky është Tyson Fury, i ashtuquajturi Gypsy King”.
“Sapo dëgjova se David Haye është tërhequr nga meçi me Tony B**** Bellew. Unë do të jem i gatshëm dhe do pres të boksojë me Tony Bellew – 5 Maj, O2 Arena në Londër. Siç kam thënë më herë Tony, nëse dëshiron të luftosh me një person të vërtetë dhe boksieri më i mirë i peshave të rënda në botë atëherë unë do të jem i gatshëm dhe do të pres”.
“Ata të thërrasin the Bomber, unë do të thërras B****”.
“Nuk do të jetë një kontekst, mjafton një upper cut. Nëse ti mendon se mund të bësh diçka, eja dhe më dëshmo të kundërtën dhe ti mund ta sjellësh mikun tënd, David Price”.
29 vjeçari më herët kishte postuar: “Kush dëshiron të na shihni mua dhe Tony Bellew duke boksuar? Manchester vs Liverpool! @EddieHearn
Brenda 30 minutash postimi i tij është shpërndarë mbi 1,500 herë.
Haye gjatë ditës së djeshme është tërhequr nga meçi me Bellew dhe kjo nuk është hera e parë që e bën këtë gjë. /arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...