Kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury, e ka kritikuar ashpër rivalin e vet, Anthony Joshuan, duke sugjeruar si bashkatdhetari i vet britanik – i cili i mban tre titujt e tjerë të mëdhenj në këtë divizion – nuk është kampion i mirëfilltë.
Furyt iu morën titujt që sot i mban Joshua, për shkak të vështirësive me depresionin dhe pezullimit për përdorim të dopingut, të cilët i kishte fituar më 2015 pas triumfit mbresëlënës kundër Wladimir Klitschko, transmeton Gazeta Express.
Por që prej atëherë, Gypsy King ia ka dalë të rikthehet në maje të sportit të boksit.
Fury e rrahu Deontay Wilderin ne nokaut në rundin e shtatë javën e kaluar, por amerikani e ka aktivizuar klauzolën për një trilogji e cila do të ndodhë në korrik.
Kjo nënkupton se meçi unifikues mes Fury dhe Joshua nuk do të ndodhë deri në fund të vitit 2020, edhe pse kampioni i WBC-së e ka ulur rëndësinë e një meçi të tillë dhe nuk e sheh Joshuan si kampion të vërtetë.
I pyetur për një meç me Joshuan për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës, Fury tha: “Unë kam qenë tashmë kampion i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda, kur e mposhta Klitschkon. I pata të gjitha brezat”.
“Prandaj, nëse më pyesni mua Anthony Joshua i mori të mbeturat e mia sepse unë kurrë nuk i kam humbur ata breza. M’u desh t’i liroja titujt për shkak të probleme mentale dhe për t’u përqendruar në veten”, shto ai.
Kur prezantuesi i emisionit “This Morning”, në të i cilin ishte i ftuar Fury, Holly Willoughby sugjeroi se brezat e Joshuas i takonin Fury, ai u përgjigj: “Po, pajtohem. Ata janë brezat e mi”.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...