Spanja sonte luan finalen e madhe të Kampionatit Evropian ku do të përballet ndaj Anglisë.
“Furia e Kuqe” e nisi furishëm këtë Evropian duke triumfuar tri përballjet e grupit B dhe mos pësuar asnjë gol, shkruan Arbresh.info.
‘Viktima e parë’ e spanjollëve ishte Kroacia të cilët u mposhtën 3-0.
Spanja ishte dominuese ndaj Italisë gjatë tërë ndeshjes të cilën e mposhti me rezultat minimal 1-0.
Pasi siguruan vendin e parë në grup në ndeshjen e fundit ndaj Shqipërisë, selektori De La Fuente vendosi t’i provojë lojtarët që patën më pak minuta në dy ndeshjet e parë.
Ata sërish treguan futboll të bukur edhe ndaj kuqezinjve, ani pse fituan minimalisht 1-0.
Kështu pas tri ndeshjeve ishin skuadra e vetme në tërë Kampionatin Evropian që e mbyllën fazën e grupeve me pikë të plota dhe pa pësuar gol.
Në ndeshjen e 1/8 së finales “La Roja’ demoloi surprizën e Euro 2024, Gjeoergjinë duke e mposhtur 4-1.
Teksa po kalonim në fazën më të nxehtë të Kampionatit në çerekfinale Spanja pati një përballje titanësh ndaj Gjermanisë nikoqire të këtij Evropiani.
Një sfidë që prodhoi gjithçka dhe në fund spanjollët kaluan në gjysmëfinale pas një goli të Mikel Merinos në minutën e 119-të të vazhdimeve.
‘Furia e Kuqe’ triumfoi 2-1 dhe në ndeshjen gjysmëfinale do të përballej me nënkampionën e botës, Francës.
Sfidë kjo që do të hynte në histori për futbollistin 16-vjeçar Lamine Yamal i cili realizoi një gol dhe u bë lojtari më i ri në histori të Kampionateve Evropiane që arrin të shënoj.
Pa ndonjë të problem të madh Spanja triumfoi 2-1 edhe pse fillimisht ishte në disavntazh.
Pas kësaj fitore të drejtuarit e De La Fuentes u kualifikuan në finale të Kampionatit pas 12 vitesh kur ishin për herë të fundit ndaj Italisë dhe triumfuan me rezultat 4-0.
Spanja është tri herë fituese e Kampionatit Evropian në vitet 1964, 2008 dhe 2012 teksa sonte në finale ndaj Anglisë kërkon triumfin e katërt në histori.
Finalja e madhe ndërmjet Spanjës dhe Anglisë luhet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Olympiastadion” të kryeqytetit gjerman Berlinit./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...