Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka folur edhe një herë tjetër për Superligën Evropiane.
Dy vjet pasi u bë e ditur dëshira e krijimit të Superligës Evropiane, Perez ka treguar edhe një herë tjetër vendosmërinë e tij për krijimin e këtij projekti.
Presidenti spanjoll tha se Superliga Evropiane është ‘më e nevojshme se kurrë’ në një fjalim ku kritikoi UEFA-n, La Ligan dhe rivalët e Real Madridit, Barcelonën.
Komentet e tij i paraprijnë një vendimi përfundimtar qe do të ipet nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në dhjetor.
“Futbolli po vuan një krizë institucionale të paprecedentë. Në të gjitha nivelet, në Spanjë dhe në Evropë. Problemi kryesor është se ka një numër trajnerësh që veprojnë pa menduar për tifozët. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që futbolli të ndryshojë përsëri dhe të inspirojë një numër të madh të tifozëve në botë”, ka thënë Perez.
Tutje, ai pati kritika në drejtim të UEFA-s, duke thënë se ata po vazhdojnë të menaxhojnë garat në të njëjtën mënyrë si 30 vjet më parë.
“UEFA vazhdon të menaxhojë garat në të njëjtën mënyrë si 30 vjet më parë. Pa risi, pa modernizim, pa transparencë, pa e afruar garën me tifozët”, shtoi spanjolli.
“Po e dëmton imazhin e futbollit spanjoll”, Florentino Perez godet Barcelonën për ‘rastin Negreira’“Po e dëmton imazhin e futbollit spanjoll”, Florentino Perez godet Barcelonën për ‘rastin Negreira’
“Kemi parë shumë shembuj ku korporatat e mëdha që dukeshin të pathyeshme në sektorët e tyre kanë falimentuar sepse nuk dinin të modernizoheshin dhe të përshtateshin me kohën”.
“Prandaj shpresojmë që më 21 dhjetor, kur do të dëgjojmë vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për këtë çështje, do të shënojë fillimin e një epoke të re për të mirën e futbollit”, përfundoi Perez./Telegrafi/
Krime lufte në Suharekë, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...