Xhiroja e 27-të e BKT Superligës do ta sjellë përballjen e madhe në mes të dy ekipeve të para në tabelë, Ballkani dhe Gjilani. Kurse, një duel tjetër interesant pritet të jetë edhe ai në mes të Llapit me Prishtinën
Fundjava do t’i sjellë dy ndeshje të mëdha në BKT Superligën e futbollit.
Pa dyshim, vëmendja e të gjithëve do të jetë në super-përballjen Gjilani – Ballkani.
Dueli në mes të dy ekipeve të para në tabelë do të luhet të dielën. shkruan “Gazeta Express”.
Momentalisht skuadra nga Suhareka prin në tabelë me 5 pikë më shumë se gjilanasit.
Për këtë arsye, “Skifterat” e kanë të obligueshme fitoren, nëse duan t’i afrohen kreut të tabelës.
Nga ana tjetër, me një fitore eventuale, ekipi portokalli do ta bënte një hap gjigant drejt titullit të kampionit.
Një tjetër sfidë interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të dy rivalëve të vjetër, Prishtina dhe Llapi.
Kryeqytetasit kanë nevojë për fitore për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës, shkruan “Gazeta Express”.
Kurse, llapjanët për të mbetur afër zonës që çon në garat evropiane.
Ulpiana e ka trenin e fundit për të mbetur në ligë, teksa e pret Dritën thuajse të dorëzuar për titull.
E Drenica shihet si favorite absolute ndaj rivalit lokal, Feronikeli. /Gazeta Express/
“Flas me të çdo ditë” – Sahin flet për yllin e ri të Real Ma...
Moti sot në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në 28 gradë
Përurohet sot rruga “Nekibe Kelmendi” në Veternik
I dërguari amerikan arrin në Bejrut për bisedime me zyrtarët...
Rama inspekton sot punimet në tunelin e Kurrizit në Dardani
KDI publikon sot analizën për zbatimin e rekomandimeve të ZK...