Fulhami është rikthyer në Premierligë, pas vetëm një sezoni në kategorinë e dytë të futbollit anglez, pasi e mundi Brentfordin 2:1 në finalen e play-off të martën.
Klubi londinez rikthehet në elitën e futbollit anglez falë heroit Joe Bryan.
Të gjitha tre golat u shënuan në kohën shtesë prej 30 minutave, për shkak se ndeshja u mbyll pa fitues 0:0 në kohë të rregullt prej 90 minutave.
Bryan e kaloi Fulhamin në epërsi me një gol të jashtëzakonshëm në Wembley, duke shënuar nga gati 40 metra prej gjuajtjes së lirë.
Ai u bë sikur po e harkon topin në zonë, por goditi fuqishëm direkt në portë duke e mashtruar portierin David Raya.
Mbrojtësi i majtë e dyfishoi epërsinë në minutat e fundit të kohës shtesë për t’ia siguruar rikthimin në Premierligës Fulhamit pas vetëm një sezoni jashtë saj.
Brentford, ndërkohë, i cili po përpiqej t’i jepte fund pritjes 73-vjeçare për rikthehej në elitë, dështoi sërish në play-off.
Henrik Dalsgaard e shënoi një gol ngushëllues në sekondat e fundit të takimit, atëherë kur nuk kishte më kohë për rikthim. /Gazeta Express/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...