Fulham ka arritur të shënoj një fitore të madhe në udhëtim tek Chelsea me rezultat 1 – 2, në kuadër të xhiros së 18-të në Premier League.
Ndeshja nisi më mirë për londinezët duke shënuar pas 16 minutave me një super gol të Cole Palmer, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë ndeshja mori tjetër ritëm në pjesën e dytë me mysafirët që morën lojën në kontroll.
Harry Wilson shënoi për 1-1 në minutën e 62-të.Teksa, Rodrigo Muniz në minutën e pestë shtesë shënoi për golin e fitores.
Chelsea pati një mundësi në fund të ndeshjes mirëpo, Leno ishte në vend dhe shpëtoi ekipin e tij.
Me këtë fitore Fulham ka 28 pikë dhe është i teti, me po aq pikë është edhe City që ndodhet një pozitë më lartë, kurse Chelsea ka 35 sosh dhe ndodhet në pozitën e dytë./Arbresh.info
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner