Albion Rrahmani ka marr ftesë nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e marsit që Kosova i zhvillon ndaj Armenisë dhe Hungarisë.
Sulmuesi i Rapid Bukuresht ishte sonte në fushë, ku skuadra e tij pësoi humbje në shtëpi nga Farul Constanta me rezultat 2-1.
Kur rezultatin ishte 2-0, Rapidi fitoi penallti dhe nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Rrahmani për 2-1.
Më këtë rezultat u mbyll ndeshja dhe Rapidi e nisi me humbje fazën finale të kampionatit.
Ky ishte goli i 14-të i Albion Rrahmanit në elitën e futbollit rumun, ku që në vitin e parë, ka befasuar të gjithë me aftësitë e tij.
Për Rapidin nga minuta e parë luajtën edhe Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi, por që u zëvendësuan në pjesën e dytë pa lënë gjurmë. /Telegrafi/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag