Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka lëshuar një reagim me anë të faqes zyrtare, ku sqaron situatën për ndalimin e biletave për tifozëritë e organizuara.
Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës që do t’i zhvillojë në muajin mars, ku do të përballen me Anglinë në udhëtim më 21 mars derisa tre ditë më vonë presin Andorrën në ‘Air Albania’.
Por, për ndeshjen në shtëpi, nuk do të ketë bileta të rezervuara për tifozërinë e Kombëtares ‘Tifozat Kuq e Zi’, të cilët kanë njoftuar se për herë të parë pas 21 viteve veprimtari, janë lënë pa bileta.
Lënia pa bileta e TKZ-së ka bërë që FSHF të kritikohet jashtëzakonisht shumë me vendimin, por drejtuesit e federatës shqiptare janë munduar ta arsyetojnë.
FSHF ka lëshuar një reagim gjatë ditës së sotme (e martë), ku thotë se tani do të ndjekin një praktikë evropiane, ku çdo tifozët mund të ketë mundësinë për të blerë biletë.
Këto janë tre shenjat më me fat të zodiakut këtë muaj
Trump merr goditje të rëndë nga bashkëpartiakët – Sena...
Prishtina 01 shënon fitore të madhe në Ligën e Kampionëve në...
Andrew humb titullin e princit
Rrëzohet helikopteri në Mbretërinë e Bashkuar, një i vdekur ...
Vizita e Osmanit në Arabinë Saudite, u takua edhe me djalin ...
sq