Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar shumë sqarime rreth funksionimit të sistemit VAR në Shqipëri.
Sipas FSHF-së këtë proces në ndeshjet e futbollit shqiptar e mundëson një kompani që po ashtu realizon VAR-n edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Europës dhe në Ligën e Konferencës.
Më tutje, FSHF-ja bën me dije se në futbollin shqiptar, sistemi VAR operon me shtatë kamera.
Ky reagim i shtëpisë së futbollit shqiptar vjen pas shumë ankesave të bëra në referim në ditët e fundit, sidomos nga presidenti i Tiranës, i cili i akuzonte referët se po e dëmtojnë qëllimisht.
Mirëpo, nga FSHF-ja bëjnë me dije se VAR-i në Shqipëri është ndër të mirët në Europë, duke lënë prapa shumë e shumë Federata të tjera të mëdha, që stadiumet në ato shtete nuk i plotësojnë kushtet për t’u vendosur VAR- në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ky është njoftimi i plotë i FSHF-së:
“Infrastruktura e sistemit VAR në Shqipëri dhe disa rregulla që duhet t’i dini se si funksionon
Nga Sokol Jareci*
Duke marrë shkas nga një artikull në median e shkruar për kontestimet ndaj funksionimit të sistemit VAR po ju japim disa informacione për funksionimin e këtij sistemi në ndeshjet e Abissnet Superiore, Kategorinë e Parë dhe Abissnet Superiore femra.
Sistemi VAR, që është implementuar në kampionatin shqiptar duke nisur nga sezoni 2021-2022, është një sistem i kompanisë EVS e cila është pjesë e sistemit VAR edhe në kompeticionet e UEFA-s në UEL dhe UECL.
Në aktivitetet tona operohet me 7 kamera në të gjitha ndeshjet ku është prezent sistemi VAR, tre kamera qendrore (dy në tribunë dhe një poshtë), dy kamera mbas porte dhe dy kamera në zonën e 16 metrave, të cilat janë burim pamjesh për sistemin VAR. Në çdo situatë e cila kontrollohet, në varësi të asaj që është e përshkruar në protokollin e sistemit VAR, arbitri i caktuar në rolin e VAR-it ka 7 burime pamjesh të cilat jo të gjitha mund të shërbejnë për situata të ndryshme. Për rastet në zonë pjesa më e madhe e vendimeve merren me pamjet të cilat serviren nga kamerat pas porte, të cilat janë ekskluzive për këto raste.
Për vendimet e pozicionit jashtë loje pjesa më e madhe e vendimeve merren nga pamjet e kamerave të vendosura në vijat e 16 metrave. Si procedurë në rastet e pozicionit jashtë loje, në fillim bëhet identifikimi i lojtarit që është me afër vijës fundore (sulmues dhe mbrojtjes). Hapi dytë është vendosja e pikave në pjesët e trupit që ndodhen me afër vijës fundore (nuk përfshihet dora). Në momentin që mbaron procesi i vendosjes së pikave vetë sistemi bën diagramën (vijat) për lojtarin sulmues dhe atë mbrojtës.
Vështirësia rritet kur duhet të identifikohet pozicioni i një lojtari sulmues është apo jo në pozicion jashtë loje kur disa lojtarë janë brenda zonës së portierit. Kjo e bën të vështirë identifikimin, sepse distancat e lojtarëve janë shumë të afërta, gjë e cila vështirëson vendosjen e pikave ose pamjet nuk përfshijnë të gjithë lojtarët në një situatë. Edhe në këto situata arbitrat të cilët janë në rolin e VAR-it bëjnë të pamundurën për të marrë vendimin e saktë aq sa lejojnë pamjet gjë e cila në disa momente sjell edhe vonesë në marrjen e vendimit. Në këto situata është domosdoshme edhe marrja e pamjeve nga kamera të tjera të cilat në momente ta caktuara janë shumë ndihmuese në marrjen e vendimeve të sakta.
Pretendimet se vijat nuk janë të drejta janë totalisht të gabuara dhe në shumë raste janë përpjekje për të ndezur polemika dhe krijuar debate nga hiçi. Ato janë thjesht një vizion optik ku në pamjen më afër zone duket më e madhe dhe në pamjen më larg ajo duket më e ngushtë. Referenca e sistemit VAR për identifikimin e një pozicioni jashtë loje fillon nga vija fundore, ku pamjet nga kjo vijë deri në lojtarin në pozicion jashtë loje janë shume të sakta (të baraslarguara) të cilat mund të vërtetohen shumë thjeshtë me pamjet që ofrohen për rastet.
Sistemi me 7 kamera është një sistem i cili të jep një informacion të bollshëm për të marrë vendime të sakta nga sistemi VAR. Është një sistem i mirë dhe cilësor, që përditësohet nga kompania EVS. Implementimi i këtij sistemi me 7 kamera ka ulur ndjeshëm gabimet në fushë sidomos ato që ndodhin në zonën e penalltisë apo golat e shënuar në pozicion jashtë loje.
Infrastruktura e stadiumeve tona në shumicën prej tyre është mjaft e mirë, sepse janë stadiume në të cilat zhvillohen ndeshje të UEFA-s dhe FIFA-s.
Në Europë sot ka federata te cilat përdorin sistemin VAR me 4 ose 5 kamera për ndeshjet e kompeticioneve të tyre, sepse këtë numër kamerash ja lejon rregullorja e vendosur nga FIFA gjë e cila ne na rendit në federatat me një sistem VAR mjaft produktiv dhe eficent për marrjen e vendimeve.
*Shefi i Departamentit të Arbitrimit në FSHF”
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...