Federata Shqiptare e Futbollit kishte përgatitur një skenë të re me harkun e fituesit, nën të cilin do të qëndronin futbollistët e ekipit të Tiranës, të cilët fituan Kupën e Shqipërisë pasi mposhtën Kukësin me rezultat 1:0.
Por, jo gjithçka ka shkuar siç duhej, pasi ka pasur shumë probleme në ndërtimin e skenës.
Nëse bazamenti i saj u vendos pa probleme, punonjësit që po merreshin me ndërtimin e kësaj skene nuk ia dolën ta ngrinin në këmbë.
Ndonëse provuan për disa minuta që të ndërtonin skenën, ata në fund u dorëzuan pas udhëzimit të sekretarit të FSHF-së, Ilir Shulku dhe ceremonia e medaljeve dhe trofeut u zhvillua vetëm me një pjesë të dekorit.
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...