FSHF tregon çmimin e biletave për ndeshjen me Bosnjën (FOTO)

21:43 | 11 Mars 2017
Arbresh Info

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët se ka nisur shitja e biletave online për të gjitha kategoritë për miqësoren e 28 marsit kundër Bosnjë-Hercegovinës në “Elbasan Arena”.

Sipas FSHF-së, prej ditës së hënë biletat do të dalin në shitje edhe pranë dyqanit zyrtar të FSHF-së.

Instituciini drejtues i futbollit në vend ka bërë të ditur edhe se takimi do të luhet në orën 18:00, ndërsa çmimet e biletave janë si më poshtë:

Tribuna B1: 2000 lekë

Tribuna B2: 3000 lekë

Tribuna B3: 4000 lekë

Tribuna C1: 500 lekë

Tribuna D: 700 lekë

Tribuna E: 1000 lekë

Tribuna C2A: 300 lekë

1_1489258669-1611392

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme