Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë muaj dy ndeshje mjaft të rëndësishme.
Shqipëria do të përballet me 17 nëntor përballë Moldavisë në transfertë, ndërsa 3 ditë më vonë, me 20 nëntor do të presë Ishujt Faroe në stadiumin “Air Albania”.
Në prag të një axhende mjaft të zënë të Kombëtares, FSHF ka publikuar dhe programin që kuqezinjtë do të kenë këtë muaj. Më 10 nëntor në orën 12:00 do të shpallet lista e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë.
Një ditë më vonë, në orën 11:00, trajneri Sylvinho do të dalë në një konferencë për shtyp. Më 13 nëntor skuadra do të kryejë seancën e parë stërvitore. Teksa siç dihet më 17 dhe 20 nëntor do të luhen ndeshjet vendimtare.
Kujtojmë që Shqipëria do të kualifikohet automatikisht në rast se merr 1 pikë të vetme përballë Moldavisë.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...