Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka nisur grumbullimin për Euro 2024, ka bërë të ditur FSHF përmes rrjeteve të tyre sociale.
FSHF-ja ka publikuar disa fotografi të lojtarëve, ku shihen të grumbulluar në “Shtëpinë e Futbollit”.
Aty shihen disa nga lojtarët kryesorë të ftuar nga Sylvinho, i cili listën me 27 veta i publikoi të hënën, ndërsa grupit pritet të kompletohet nesër.
Kuqezinjtë i kanë dy miqësore në Hungari, më 3 dhe 7 qershor luan miqësore kundër Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit.
Në Euro 2024, kuqezinjtë e nisin kundër Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit më 15 qershor, ndërsa pjesë e grupit B janë edhe Kroacia dhe Spanja.
Kurti përmend kërkesat ndaj Serbisë në dialog, në mesin e ty...
Drejtori i policisë Rajonale të Gjilanit takon Komandantin e...
Kurti: Insistojë që marrëveshja e Brukselit të nënshkruhet
Osmani udhëton për në Mal të Zi, do të marrë pjesë në takimi...
Kurti konfirmon ndryshimin e masave për importet nga Serbia
Murati: Mbi 300 mijë përfitues nga rritja e pensioneve