Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të shqyrtojë në mbledhjen e radhës së 26 shtatorit kandidaturat për organizimin e Kampionatit Europian U-17 për vitet 2025, 2026 dhe 2027 dhe Kampionatit Europian U-19 për vitet 2026 dhe 2027.
FSHF është pjesë e kësaj gare të rëndësishme për të cilën ka dorëzuar aplikimet për organizimin e Kampionatit Europian U-17 për vitet 2025, 2026 dhe 2027 dhe Kampionatit Europian U-19 për vitet 2026 dhe 2027. Pjesë e kësaj gare janë dhe Federata nga vende të rëndësishme europiane, përcjell arbresh.info.
Në aplikimin e dorëzuar nga Federata Shqiptare e Futbollit është parashikuar që ndeshjet të zhvillohen në “Air Albania Stadium”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Egnatia”. Këto stadiume do të presin ndeshjet e fazës së grupeve, ato gjysmëfinale dhe finalen e madhe. Gjithashtu për zhvillimin e një kompeticioni të tillë kërkohen 8 qendra stërvitore me fusha me bar natyral, të cilat do të jenë në aksin Tiranë-Durrës, kjo edhe për shkak të numrit të hoteleve me kushte specifike që kërkohen.
Shqipëria është kualifikuar nga Komisioni i Tenderimit si një vend që i ka të gjitha aftësitë, kapacitetet dhe plotëson kriteret për organizimin e një Kampionati Europian për moshat e reja. Ky është pa diskutim suksesi parë, duke parë kriteret e larta që aplikohen në organizimin e kompeticioneve të tilla madhore me vëmendje dhe interes të madh ndërkombëtar.
Sigurimi i të drejtës për organizimin e një Kampionati Europian futbolli, nëse ky besim do t’i jepet nga UEFA në mbledhjen Komitetit Ekzekutiv javën e ardhshme, do të ishte pa diskutim aktiviteti dhe ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë në Shqipëri dhe rajon. Organizimi i një Europiani tejkalon pa asnjë dyshim dhe organizimin e jashtëzakonshëm të finales historike të UEFA Conference League.
Për kompeticionet që ka aplikuar Federata Shqiptare e Futbollit do të jenë pjesëmarrëse 8 skuadra, duke sjellë në vendin tonë interes të madh mediesh, tifozësh dhe sigurisht skuadra të mëdha që do ta kthenim vendin tonë për një muaj në epiqendër të lëvizjes futbollistike europiane. /arbresh.info/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...