FSHF ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë për Super Ligën Europiane. Federata thotë se vendimi në thelbin e tij nuk autorizon apo lejon formimin e një Super Lige Evropiane.
“FSHF pasi është njohur me vendimin e Gjykatës Evropianë të Drejtësisë të dhënë ndaj çështjes se “Super Ligës Europiane”, shpreh qëndrimin e saj të palëkundur se ky vendim në thelbin e tij nuk autorizon apo lejon formimin e një Super Lige Evropiane, por përbën një orientim për UEFA dhe FIFA për instalimin e politikave dhe vendosjen e qartë të kritereve në administrimin e sistemit të autorizimit të kompeticioneve futbollistike, të cilat duhet të jenë në konformitet të plotë me parimet e ligjit të BE-së mbi konkurrencën. Ajo çfarë vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë ka përcaktuar sot, janë në reflektim dhe në thelbin e përpjekjeve e këtyre dy viteve të fundit të UEFA-s dhe FIFA për të harmonizuar pikërisht sistemin e këtyre kritereve me ligjin e BE-së dhe besojmë se tashmë jemi në rrugën e duhur në përputhje me qasjen e këtij vendimi”, njoftoi FSHF.
FSHF thotë ndër të tjera se mbështet UEFA-n dhe të tjera institucione europiane dhe botërore të futbollit për zhvillimin e futbollit.
“FSHF qëndron krah për krah UEFA-s, FIFA-s, ECA-s, FIFPro, Ligave Europiane apo edhe qeverive e institucioneve qeveritare europiane dhe përpjekjeve të tyre të pandalshme për zhvillimin e futbollit në mënyrë progresive, bazuar në parimet e konkurrencës së hapur, gjithëpërfshirës, meritokracisë sportive dhe solidaritetit të vërtetë”, njoftoi FSHF./tvklan.al
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...