Google ADS

FSHF i del në ndihmë 9-vjeçarit të Dinamos, i cili u plagos në shkollë

11:42 | 18 Dhjetor 2024
D.H

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka vendosur të ndihmojë Luis Meçjan, 14-vjeçarin që u plagos në konfliktin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”.

Pas daljes nga spitali, futbollisti i akademisë së Dinamo City ka nevojë për fizioterapi.

Luis Meçja do të trajtohet nga fizioterapistët e ekipit kombëtar në klinikën e specializuar në “Shtëpinë e futbollit”. Shpenzimet do të mbulohen nga Federata e Futbollit gjatë gjithë trajtimit.

FSHF-ja i uron shërim të plotë futbollistit Luis Meçja dhe rikthim sa më të shpejtë në fushë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme