Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dhënë vendimet përkatëse për parregullësitë e evidentuara gjatë ndeshjeve të ditës së djeshme ku padyshim vëmendjen kryesore e ka marrë ndeshja mes Tiranës dhe Bylisit, zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës.
Portieri Visar Bekaj është dënuar me 12 muaj pezullim, ndërkohë që nuk kanë munguar dënimet dhe për pjesën më të madhe të skuadrës.
VENDIMET:
Çeljen e hetimit disiplinor për aktet e ndodhura në ndeshjen e javës së 35-të të “Abissnet Superiore” midis KF Tirana dhe KF Bylis.
Marrjen e masës së përkohshme të zhvillimit të ndeshjeve të KF Tirana pa spektator për një afat 90 (nëntëdhjetë) ditor në përputhje me Nenin 91 të KDS deri në marrjen e një sanksioni përfundimtar.
Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të
gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Lojtari i KF Tirana, Bruno Lulaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Lojtari i KF Tirana, Besir Iseni, për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Lojtari i KF Tirana, Florent Hasani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Zyrtari i KF Tirana, Arzen Vocaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Zyrtari i KF Tirana, Kostandinos Jani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Zyrtari i KF Tirana, Marvi Kastrati, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
Lapraka Sport U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë U-15, Play off kundër AK Selaci U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0./rtsh
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...