Google ADS

Frosinone hyn në Serie A

08:56 | 2 Maj 2023
K.B

Frosinone në edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në ligën elitare italiane, Serie A.

Skuadra që drejtohet nga ish-ylli italian, Fabio Grosso, e ka siguruar inkuadrimin pas fitores prej 3:1 ndaj Reginas.

Ekipi i dytë që do të mund ta sigurojë një vend në Serie A, është edhe Genoa e cila me një fitore javën e ardhshme mund ta ndjekë rrugën e Frosinones.

Ndërkaq po ashtu edhe gjashtë skuadra tjera nga vendi i tretë deri në vendin e tetë do të jenë në luftë deri në fund për një vend në ligën elitare italiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme