Liverpool dëshiron ta blindojë yllin e skuadrës, Sadio Mane në “Anfield”, andaj kanë përgatitur kontratën e re.
Senegalezi është i kërkuar nga Real Madrid, pasi pëlqehet nga Zinedine Zidane, i cili e sheh si pasuesi i Gareth Bale, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, “Reds” për të mos e lejuar një transferim të tillë kanë përgatitur kontratën e re, e cila do ta mbajë Mane për një kohë të gjatë te Liverpool.
Sipas Football Insider, kontrata është përgatitur, por nuk dihet nëse Mane do e nënshkruajë ngase ka raportime se i pëlqen kalimi në “Santiago Bernabeu”.
Gjatë këtij sezoni, Mane ka shënuar plotë 16 gola dhe ka kontribuar me 11 asistime në të gjitha garat./arbresh.info.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë