Google ADS

Frika nga Inter dhe Juventus, Roma bën ofertën tjetër për Smalling

15:41 | 8 Janar 2020
Arbresh Info

Roma ka bërë një ofertë tjetër për mbrojësin e Manchester United, Chris Smalling.

Anglezi është huazuar nga “Romakët” në afatin veror dhe i ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e mira në Seria A, transmeton portali arbresh.info.

Ka pasur raportime që Roma që një kohë të gjatë është në negociata me “Djajtë e Kuq” për kompletimin e transferimit, por ende nuk është arritur marrëveshje.

Sipas Calciomercato, klubi italian ka ofruar 17 milionë euro për të kompletuar transferimin e ish-mbrojtësit të Everton.

Mirëpo, gjiganti anglez ka kërkuar 20 milionë euro për anglezin.

Smalling këtë sezon ka shënuar dy herë dhe ka bërë një asistim në 16 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme