Rifillimi i Premierligës më 12 qershor duket në rrezik pasi trajnerët kanë kërkuar më shumë kohë për të përgatitur lojtarët e tyre.
Futbollistët do të rikthehen në stërvitje në grup nga java e ardhshme, para se të vendoset për vazhdimin e sezonit të Premierligës i cili ishte ndërprerë shkaku i koronavirusit në muajin mars.
Gjatë një takimi të të gjithë trajnerëve, janë ngritur shqetësime rreth orarit dhe nëse lojtarët do të jenë gati për 12 qershor, pas më shumë se dy muaj pa futboll.
Në anën tjetër, në Itali skuadrat e Serie A janë pajtuar që sezoni të vazhdojë nga 13 qershori.
Por, më herët do të fillojë në Bundesligë, që këtë fundjavë po rikthehet futbolli./
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...