Google ADS

FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futbollistëve si të paramenduara

16:04 | 16 Nëntor 2024
D.H

Federata Rumune e Futbollit ka lëshuar një komunikatë pas ndeshjes së mbrëmshme me Kosovën.

Ndër të tjera në njoftimin e tyre shkruhet se çfarë bënë Kosova është “mungesë respekti për sportin”, përcjell Arbresh.info.

Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve u ndërpre në minutat shtesë pasi tifozët rumun nisen të fyenin Kosovën dhe shtetësinë e saj, duke kënduar në kor “Serbia, Serbia”.

Më pastaj kapiteni Amir Rrahmani i drejtoi bashke lojtaret për në zhveshtore, për të mos u kthyer më përkundër insistimit të gjyqtarëve.

Kjo duket se i ka nervozuar Federatën Rumune të cilët kanë dalur me këtë komunikatë.

Reagimi zyrtar i Federatës Rumune të Futbollit

Federata Rumune e Futbollit (FRF) shpreh zhgënjimin e saj të thellë me sjelljen e delegacionit të Kosovës dhe lojtarëve kundërshtarë në ndeshjen e së premtes mbrëma në Ligën e Kombeve.

Besojmë se akuzat që vijnë nga ekipi mysafir janë të pabaza dhe besojmë fuqimisht se veprimet e tyre ishin të paramenduara. FRF falënderon gati 50 mijë tifozët rumunë të pranishëm në stadium për qëndrimin e qytetëruar dhe përmbajtjen sa më shumë që të jetë e mundur nga reagimi ndaj provokimeve të lojtarëve kosovarë.

Është e rëndësishme të theksohet se gjatë ndeshjes nuk ka pasur thirrje raciste dhe as një herë nuk është dëgjuar slogani “Kosova është Serbi”. Për më tepër, dëshirojmë t’ua rikujtojmë të gjithëve vendimin e marrë nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s lidhur me një incident të ngjashëm gjatë ndeshjes së vitit të kaluar ku Kosova ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Vendimi bëri të qartë se slogani “Kosova është Serbi” nuk mund të klasifikohet si racist dhe për këtë arsye nuk mund të shkaktojë procedurën me tre hapa. Këtë aspekt e ka ripërsëritur edhe delegati i UEFA-s gjatë takimit teknik të mbrëmshëm para ndeshjes, gjë që dëshmon se zyrtarët kosovarë e dinin se cilat ishin pasojat kur lojtarët e tyre shkuan në dhomat e zhveshjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme