Frenkie de Jong: “Mendova se largimi i Messit nuk ishte i vërtetë”

08:37 | 20 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong pranon se nuk mund të besonte se Lionel Messi u largua nga klubi gushtin e kaluar.

De Jong, si shumë rreth klubit, u trondit kur dëgjoi për largimin e Messit nga Barcelona verën e kaluar.

“Në fillim nuk mendova se ishte e vërtetë”, shpjegoi De Jong. “Isha në aeroport duke marrë vëllain dhe babanë tim dhe mora një mesazh për të thënë se Messi po largohet”.

“Më dukej e pabesueshme, pavarësisht tashethemeve që kishte pasur. Ishte një tronditje dhe asnjë lavdërim për të nuk është i ekzagjeruar”.

“Ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave për mendimin tim. Si në stërvitje ashtu edhe në lojëra. Ai ishte fytyra e klubit, kështu që largimi ishte një goditje e rëndë për të gjithë ne. Ende na mungon”, përfundoi mesfushori holandez./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme