Frenkie de Jong dhe Pedri mungojnë ndaj Parisit

16:21 | 3 Prill 2024
D.H

Pedri dhe Frenkie de Jong, të dy të dëmtuar, shpresonin të ktheheshin në kohë për të luajtur ndeshjen e parë Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Megjithatë, sipas raportimeve të medieve spanjolle, Barcelona nuk do të rrezikojë dhe nuk do t’i grumbullojë dy lojtarët në fjalë për takimin ndaj PSG-së.

Të dy së bashku kanë humbur 34 ndeshje në total këtë sezon, 19 ndeshje Pedri dhe 15 ndeshje De Jong./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme