Mesfushori i Ajaxit, Frenkie de Jong ka zbuluar se Barcelona i ka kërkuar atij të “përpiqet shumë për të eliminuar Real Madridin” nga Liga e Kampionëve.
Qendërmbrojtësi de Jong ka rënë dakord t’i bashkohet Barcelonës këtë verë për 86 milionë euro nga gjiganti holandez, por do të përballet me ‘Los Blancos’ në ndeshjen kthyese të xhiros së 1/8-ës, transmeton portali arbresh.info.
“Kur unë nënshkrova kontratën time me Barcelonën, ata më thanë mua që të përpiqem shumë për ta eliminuar Real Madridin”, ka zbuluar de Jong për De Telegraaf.
“Do të ishte një arritje fantastike për ne sigurisht, do të tronditej e gjithë bota e futbollit dhe do ta vendoste Ajaxin sërish në mendjen e të gjithëve në top nivel”
“Madridi sigurisht se është një favorit i madh, veçanërisht pasi kanë fituar ndeshjen në Amsterdam dhe kanë fituar këtë kompeticion katër herë në pesë vitet e fundit”
“Ne e dimë se duhet të luajmë lojën tonë, e dimë se do të kemi shanse por ne besojmë në vetveten, të gjithë në Holandë besojnë se do të kenë progres”, përfundoi Frenkie de Jong./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?