Freiburg 0:1 Werder Bremen, notat e lojtarëve – kjo është nota për Rashicën

18:03 | 23 Maj 2020
Arditë Shkodra

Werder Bremen ka marrë një fitore të mundimshme kundër Freiburg.

Milot Rashica dhe skuadra e tij kanë marrë tri pikë në shtëpin e Freiburg, duke fituar me rezultatin 0:1, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, ylli kosovar luajti për 81 minuta por nuk arriti të linte gjurmë.

Paraqitja e tij nuk ishte as afër më të mirës që ai mund të ofrojë, kurse për këtë paraqitje, ‘Sofascore’ e vlerësoi me notën 6.7

Jiri Pavlenka, portieri i Bremen, ishte ai që u vlerësua me notën më të lartë në këtë përballje.

Më poshtë keni të gjitha notat e lojtarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme