Paul Pogba vazhdon të jetë i përfolur për një largim nga Manchester Unitedi këtë verë, mirëpo bashkëlojtari i tij në Old Trafford, Fred, shpreson se ai do të qëndrojë edhe më tutje pjesë e Djajve të Kuq.
Paul Pogba u kthye në Old Trafford, ku e kishte filluar karrierën si profesionist, nga Juventusi për 89 milionë funte në verën e vitit 2016, pasi e kishte fituar statusin si njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë gjatë periudhës katërvjeçare të tij në Allianz Stadium, transmeton Gazeta Express.
Ai ka shfaqur shpeshherë pjesë të asaj forme edhe në Mançester, mirëpo më shumë është diskutuar për sjelljen e tij. 27-vjeçari fillimisht cilësohej futbollisti që do ta kthente lavdinë në Old Trafford pas katër vjetëve pa titull të Premierligës, mirëpo ai ka arritur ta fitojë vetëm trofeun e Kupës së Ligës dhe atë të Ligës së Evropës që kur është kthyer.
Pogba e shprehu dëshirën e tij për ta nisur një sfidë të re në karrierën e tij në fund të sezonit të sezonit, mirëpo Ole Gunnar Solskjaer në fund arriti ta bindë atë të qëndrojë në Teatrin e Ëndrrave të paktën edhe për një vit tjetër.
Megjithatë, një lëndim në kyçin e këmbës ia ka pamundësuar yllit francez të kontribuojë aq sa të donte ai gjatë sezonit 2019/20, përderisa spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë të intensifikohen tani që jemi afër afatit kalimtar të verës.
E përkundër spekulimeve për një transferim në Juventus apo Real Madrid, Fred shpreson që Pogba do të qëndrojë edhe më tutje në Manchester United.
“Pogba është një lojtar i mrekullueshëm. Njerëzit që janë këtu me të e njohin atë. Të gjithë që e shikuan Kupën e Botës dhe e shohin atë duke luajtur e dinë se ai është një lojtar i mrekullueshëm. Sigurisht, ne duam që ai të qëndrojë sepse ai shton shumë cilësi për ne”, ka thënë Fred.
“Ai është një djalosh që ka cilësi të mrekullueshëm, ai është një lojtar i fortë për Premierligë. Ai di si të luaj në Premierligë. Kështu që, unë jam i sigurt që dua që ai të qëndrojë sepse jam i sigurt se ai do të na ndihmojë shumë”.
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri