Mesfushori brazilian, Fred, ka arritur në fushën e trajnimit të Manchester United për një kontroll mjekësor, përpara transferimit të tij te klubi anglez.
Ylli i Shakhtar Donetsk pritet të nënshkruajë një marrëveshje me vlerë rreth 52.5 milionë paundë gjatë 24 orëve të ardhshme, me presidentin e tanishëm të klubit të tij, Rinat Akhmetov, duke këmbëngulur se do të marrë një shumë rekord për klubet e Ukrainës.
Dhe Fred ishte i lumtur që arriti në kompleksin e trajnimit të Manchester United të hënën në mëngjes, ku u paraqit para stafit mjekësor. Ai ka gjasa të firmosë kontratë katërvjeçare me klubin nga “Old Trafford”, me opsion për një sezon të pestë.
25-vjeçari erdhi si zëvendësues në fitoren e Brazilit ndaj Kroacisë në një miqësore të luajtur në shtëpinë e Liverpool, në “Anfield”, të dielën, dhe më pas shkaktoi një trazirë, duke shpërndarë urimet e tij përmes një “tëeet” për shokët e tij të skuadrës nga një vendndodhje, që tregonte Manchesterin.
Shfaqja e tij e së dielës ishte e teta për “Selecao”, ndërsa tashmë është përfshirë në listën prej 23 lojtarësh të trajnerit Tite për finalet e Kupës së Botës, këtë verë. Mesfushori ka kaluar pesë vitet e fundit me Shakhtarin, ndërsa e ka filluar karrierën e tij profesionale me Internacional, në atdheun e tij.
Ai kishte qenë më parë objektiv i Manchester City, por skuadra e Pep Guardiolës e tërhoqi interesin e saj në janar. Fred duket se do të bëhet nënshkrim i parë i Manchester Unitedit këtë verë, me Jose Mourinho, gjithashtu, që do të zyrtarizojë marrjen nga Porto, gjatë ditëve të ardhshme, të Diogo Dalot.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...