Frank Lampard: Mund të mposhtim Bayernin

13:52 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard beson që mund të mposhtin Bayern Munich në kuadër të 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Dje është hedhur shorti për Ligën e Kampionëve derisa “Blutë” do luajnë kundër kampionit të Gjermanisë, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku anglez ka thënë se kundërshtarët janë klub shumë i fortë mirëpo mund t’i mposhtin.

“Duhet të fokusohemi në të dy ndeshjet. Mendoj që mund të mposhtim Bayern Munich, por kuptohet që janë shumë të fortë”

“Është short i vështirë, por i mirë. E dinim që do luanim me ndonjë skuadër të fortë”

“Kemi historinë me ta, dy ndeshjet do jenë test për ne, por do jemi gati për sfidën”

Chelsea këtë vikend do luajnë kundër Tottenham në kuadër të Premierë Ligës./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme