Ish-trajneri i Chelseat, Frank Lampard është i lidhur ngushtë me punën në Norwich City dhe shumë lehtë mund të bëhet trajneri i yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica
Sipas raportimeve të “Daily Mail”, Lampard është favorit për të zëvendësuar Daniel Farke, i cili u shkarkuar gjatë së shtunës nga klubi anglez.
45-vjeçari u lirua nga detyra e tij, pavarësisht se siguroi fitoren e parë të Norwich në Premier League kundër Brentford me rezultat 2-1.
Rezultati i mbrëmshëm i lë ende “Kanarinat” në “zonën e kuqe”, por kanë barazuar pikët me Newcastle United, të cilët barazuan 1-1 kundër Brighton.
Në rast emërimi, Lampard do të gjente edhe yllin e Kosovës, Milot Rashicën si dhe mesfushorin e talentuar në huazim nga Chelsea, Billy Gimour./Arbresh.info
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë