Mesfushori i Sevilla-s, Franco Vazquez ka thënë se gjithmonë i ka pëlqyer kalimit te AC Milan.
Vazquez kaloi disa vite mjaftë të mira me Palermo-n, pastaj në vitin 2016 iu bashkua Sevilla-s, derisa është i lidhur me rikthimin në San Siro, transmeton portali arbresh.info.
Lazio është një ndër klubet më të interesuara për 31-vjeçarin, por ai ka pranuar se nuk ka asgjë të re shkaku i pandemisë së koronavirusit.
“Vërtetë e shijova kohën në Itali, por kam një ide të qartë se çfarë të bëj dhe dua të luaj në nivelet e larta të Evropës”.
“Nuk ka asgjë të re me Lazio-n. Pandemia shkaktoi gjithçka, duke përfshirë merkaton. Gjithçka është prishur”.
“Skuadër e cila gjithmonë me ka interesuar është Milan. Kam ëndërruar për të luajtur për ta, ishin më të mirët në ligë dhe ishin të preferuarit e mi në Evropë, kur isha fëmijë”.
“Më ka pëlqyer Kaka. Ishte më i miri në pozitën e vet”, deklaroi ai.
Për Vazquez, gjiganti spanjoll kërkon 35 milionë euro./arbresh.info.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor