Sensacioni i Monacos, Kylian Mbappe është në skuadrën e Francës për ndeshjen kundër Anglisë këtë verë, por Karim Benzema i Real Madridit mungon sërish.
Mbappe fitoi në paraqitjen e tij të parë për skuadrën kombëtare në fillim të këtij viti dhe tani është pjesë e një skuadre të re dhe të talentuar të përzgjedhur nga trajneri Didier Deschamps, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Antoine Griezmann zbulon zgjedhjen e tij për “Topin e Artë”
Por Benzema, i cili është duke u përballur me akuza rreth një shantazhi ndaj bashkëlojtarit të tij në Francë, Mathieu Valbuena, për një video me përmbajtje seksuale, vazhdon të mbetet ende jashtë skuadrës së tij kombëtare.
Franca do të luaj kundër Paraguait më 2 qershor në Rennes, kundër Suedisë një javë më vonë në Stockholm dhe më pas do të pres në ‘Stade de France’ Anglinë më 3 qershor./arbresh.info
Skuadra e plotë e Francës:
Portier: Alphonse Areola (Paris Saint-Germain), Benoit Costil (Rennes), Hugo Lloris (Tottenham)
Mbrojtës: Lucas Digne (Barcelona), Christophe Jallet (Lyon), Presnel Kimpembe (Paris Saint-Germain), Laurent Koscielny (Arsenal), Benjamin Mendy (Monaco), Djibril Sidibe (Monaco), Samuel Umtiti (Barcelona), Raphael Varane (Real Madrid), Kurt Zouma (Chelsea)
Mesfushor: N’Golo Kante (Chelsea), Blaise Matuidi (Paris Saint-Germain), Paul Pogba (Manchester United), Adrien Rabiot (Paris Saint-Germain), Moussa Sissoko (Tottenham), Corentin Tolisso (Lyon)
Sulmues: Ousmane Dembele (Borussia Dortmund), Olivier Giroud (Arsenal), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Alexandre Lacazette (Lyon), Thomas Lemar (Monaco), Kylian Mbappe (Monaco), Dimitri Payet (Marseille), Florian Thauvin (Marseille)
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...