Ka përfunduar edhe xhiroja e dytë e grupit A të Ligës së Kombeve.
Franca ka arkëtuar tri pikë të arta ndaj Kroacisë (4-2), derisa Portugalia ka mposhtur në udhëtim Suedinë (0-2), shkruan portali arbresh.info.
Griezmann (43′), Livakovic (45+1) , Upamecano (65) dhe Giroud (76′) ishin golashënuesit për Francën, derisa për mysafirët shënuan Lovren (17′) dhe Brekalo (55′).
Nga ana tjetër, edhe Portugalia ka arkëtuar tri pikë të tjera ndaj Suedisë.
Ishte ylli Cristiano Ronaldo, që me supergol nga gjuajtja e lirë (45+1), zbllokoi shifrat, kurse fitoren e vulosi në minutën e 72-të realizoi prapë gol të bukur.
Me këto dy gola, Ronaldo ka arritur në kuotën e 101 golave, derisa i nevojitën vetëm edhe nëntë që të bëhet golashënuesi numër një në histori të futbollit për Kombëtare.
Pas këtyre dy ndeshjeve, Portugalia prinë në tabelë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Franca, kurse Suedia dhe Kroacia ende nuk kanë fituar pikë./arbresh.info.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030