Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud ka shënuar hat-trick në fitoren 5 me 0 të Francës në ndeshjen miqësore ndaj Paraguait mbrëmjen e së premtes.
Goli i parë nga Giroud erdhi në minutën e gjashtë të ndeshjes, por sulmuesi i Arsenalit dyfishoi epërsinë e kombëtares së Francës në minutën e 13′, shkruan portali arbresh.info. Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me këtë rezultat, por Oliver Giroud arriti të realizoj hat-trick në pjesën e dytë me golin e shënuar në minutën e 69.
Sissoko (76′ )dhe Antoine Griezmann (77′) shënuan dy gola të njëpasnjëshme duke i dhuruar fitoren me rezultat të thellë skuadrës së Dider Deschamps.
Takimi i ardhshëm i Francës do të jetë kundër Suedisë më 9 qershor në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”./arbresh.info
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...