Google ADS

Franca “përmbys” Belgjikën në minutat e fundit

22:42 | 7 Tetor 2021
KRG

Franca ka mbyllur çdo gjë në minutën e fundit   të ndeshjes së gjysmë finales së Ligës së Kombeve.

Autori i golit të fundit ishte  Theo Hernandez   cili me një goditje bombastike drejt portës së belgeve përmbysi rezultatin në 2-3.

Goli i parë i ndeshjes ishte për belgët ku golin e shënojë  Yannick Carrasco në minutën e  37-të.

Kurse golin e dytë e shënojë Romelu Llukaku  në minutën e 40-të.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 2-0 në favor të belgëve.

Lexo edhe:

Përfundon pjesa e parë, Belgjika me dy gola të shpejtë ndaj Francës

Ndërsa në pjesën e dytë, francezët kanë ndezur motorët e tyre, ku në minutën e 62-të kanë shënuar gol, autor i golit ishte Karim Benzema.

Kurse në minutën e 69-të,  gjyqtari pas një konsultimi me sistemin VAR,  ka akorduar një penallti për Francën, të cilën e ka ekzekutuar Kylian Mbappe  dhe është treguar i saktë nga pika e bardhë duke e barazuar rezultatin në 2-2.

Lexo edhe:

Franca Barazon rezultatin ndaj Belgjikës

Në minutën e 87-të Romelu Lukaku ka shënuar gol përsëri për Belgjikën, por golin e ka anuluar sistemi VAR përshkak të pozitës jashtë loje.

Ndërsa në minutën e fundit, Franca e shënojë një super gol.

Autori i Golit ishte Theo Hernandez.

Ndeshja ka përfunduar në favor të Francës me rezultat 2-3.

Tashmë janë bërë të ditur dy finalistës e finalës së Ligës së Kombeve, dhe ata janë Spanjë – Francë.

Finalja do të luhet  më 10 tetor në stadiumin  “San Siro” në Itali./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme