Franca ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Belgjikës.
“Blutë” kanë shënuar për 1 me 0 në gjysmëfinalen e sotme (e martë) kundër skuadrës blege, shkruan portali arbresh.info.
Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti zhbllokoi shifrat në stadiumin Saint Petersburg duke shënuar me kokë për 1 me 0 vetëm gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Umtiti fitoi sfidën në ajër me mesfushorin Marouane Fellaini duke dërguar topin në rrjetën e portierit Thibaut Courtois.
Antoine Griezmann ishte asistues i këtij goli pas goditjes nga rivënia nga këndi./arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok