Franca ka fituar miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e premte) kundër Italisë.
“Les Blues” kanë regjistruar një fitore me rezultat të thellë 3 me 1 në stadiumin Allianz Riviera të Nices në takimin miqësor të zhvilluar kundër kombëtares së Italisë, shkruan portali arbresh.info.
Samuel Umtiti dërgoi herët në epërsi francezët duke shënuar për 1 me 0 nga afërsia. Mbrojtësi i Barcelonës gjeti portën pas vetëm tetë minutave lojë kundër “Azzurrëve”.Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Didier Deschamps dyfishoi epërsinë në minutën e 29′ përmes sulmuesit Antoine Griezmann, i cili u tregua i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë duke realizuar për 2 me 0.
Italia arriti të ngushtojë epërsinë e nikoqirëve përmes Leonardo Bonuccit që mposhti portieri Hugo Loris në minutën e 36′ .
Goli i fundit për 3 me 1 u shënua në pjesën e dytë nga talenti i Barcelonës, Ousmane Dembele. Ylli i ri shënoi një perlë të bukur duke ngritur të gjithë të pranishmit në këmbë në minutën e 62′.Të dy kombëtaret bënë ndryshime më pas në formacion duke freskuar skuadrat, por ndeshja përfundoi me rezultat 3 me 1./arbresh.info/
Më poshtë mund t’i shikoni të gjitha golat:
https://streamable.com/bcvhs
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...