Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është tema kryesore e debatit në mbarë botën.
Pas sanksioneve ekonomike nga perëndimi ndaj Putinit, reagime të shumta ka pasur edhe në botën e sportit.
Fundjava filloi me një deklaratë të ashpër për shtyp nga federatat e Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke, duke kërkuar që të mos luhen ndeshjet e playoff-it për Botërorin 2022 në territorin rus; por në orët në vijim të njëjtat kombe kanë forcuar pozicionin e tyre duke i bërë të ditur FIFA-s se nuk janë të përgatitur për të luajtur kundër Rusisë brenda disa javësh.
Pas refuzimit të Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke, ka mbërritur edhe qëndrimi shumë i ashpër i Federatës Franceze të Futbollit, e cila “merr anën për përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm” si reagim ndaj pushtimit të Ukrainës nga ushtria nga Vladimir Putin.
Një tjetër sinjal i rëndësishëm i një prej federatave më të rëndësishme të futbollit në Evropë drejt FIFA-s, e cila së shpejti do të duhet të përballet me kërkesat dhe dëshirat e vendeve të ndryshme, të cilat dinë të kërkojnë masa ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Në gazetën franceze “Le Parisien”, presidenti i federatës së futbollit francez, Noel Le Graet, ka thënë: “Bota e sportit, dhe veçanërisht futbolli, nuk mund të qëndrojë neutrale. Unë sigurisht që nuk do të kundërshtoj përjashtimin e Rusisë”.
Jo vetëm Franca do t’i kishte kërkuar FIFA-s përjashtimin e Rusisë nga Kupa e Botës në Katar: edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, në orët e fundit do t’u kishte shprehur qëndrimin e tij disa emisarëve të organit që drejton futbollin botëror për pjesëmarrjen e Kombëtarja Ruse.
Rreth federatës së futbollit rus ka një klimë gjithnjë e më armiqësore dhe nuk është e sigurt që masat mund të mbërrijnë në javët në vijim.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...