Kombëtarja e Francës mbrëmjen e së shtunës ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat të thellë 14-0, në kuadër të kampanjës kualifikuese për “Euro 2024”.
Ani pse kualifikimin e kishin të siguruar francezët nuk treguan fare ‘mëshirë’ për kombëtaren modeste të Gjibraltarit, shkruan Arbresh.info.
Në pjesën e parë francezët shënuan shtatë gola teksa edhe shtatë tjerë i realizuan në pjesën e dytë.
Me këtë fitore Franca ka thyer rekordin e fitores më të thellë në histori të kampanjës kualifikuese për kampionat evropian.
Këtë rekord deri mbrëmë e mbante Gjermania që kishte mposhtur San Marinon me rezultat 13-0.
Ndërkohë tani fitorja me e thellë i takon Francës dhe mban këtë rekord, pas fitores së mbrëmshme./Arbresh.info/
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje