Google ADS

Franca fiton kundër Portugalisë, Kroacia humb në Suedi

23:09 | 14 Nëntor 2020
A. B.

Franca e ka mposhtur me rezultat minimal Portugalinë në Lisbonë 0-1 për ta marrë vendin e parë me 13 pikë. Kroacia në anën tjetër mbetet në vendin e tretë por ajo është mposhtur sonte nga Suedia me rezultat 2-1

Portugalia-Franca 0-1

Franca ka shënuar një fitore të rëndësishme sonte në Portugali, duke marrë kështu kryesimin në Grupin e 3-të të Ligës A të Kombeve. Portugalia ishte rivali direkt i Francës në këtë grup dhe me fitoren e sotme të Francës, praktikisht me një barazim Franca e fiton grupin. Pjesa e parë përfundoi e barabartë pa gola, me Portugalinë që ishte për disa nuanca më e mirë se Franca. Në pjesën e dytë gjelat sulmuan më shumë, kurse goli erdhi në minutën e 53-të nga N’Golo Kante. Pavarëisht që portugezët e prirë nga Cristiano Ronaldo u munduan ta barazojnë rezultatin, nuk ja dolën dhe në fund Franca kthehet në Paris me 3 pikë të reja dhe me 13 gjithsej në Grupin 3 të Ligës A të Kombeve. Ndeshjen e fundit “Gjelat” e luajnë kundër Suedisë në shtëpi, kurse Portugalia udhëton në Zagreb ku do të përballet me Kroacinë.

Suedia-Kroacia 2-1

Suedia e ka mposhtur me rezultat 2-1 nënkampionin e botës duke bërë kështu një hap të madh drejt pozitës 3 në Ligën e Kombeve. Suedezët ishin më të mirë në këtë ndeshje sidomos në pjesën e parë ku sulmuan vazhdimisht e edhe i shënuan të dy golat. Sulmuesi i Juventusit, Dejan Kulusevski do të shënonte në minutën e 36-të te ndeshjes derisa në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë shënon edhe Danielson. Në pjesën e dytë Kroacia sulmoi më shumë dhe arriti ta ngushtonte epërsinë në minutën e 82-të me anë të një autogoli që e shënoi Danielsson. Pas kësaj fitoreje, Suedia është në vendin e fundit me pikë të njëjta me Kroacinë që është në vendin e tretë. Në ndeshjet e fundit, Suedia do të këtë punë me kampionin e Botës, Francën në Paris, kurse Kroacia e pret në shtëpi kampionin e Europës, Portugalinë. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme