Franca arriti të triumfoi ndaj Belgjikës me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së katërt në Nations League.
Bekgjika pati mundësinë të avancoi në minutën e 23-të, mirëpo Youri Tielemans dështoi nga pika e bardhë.
Në pozicion të njëjtë u vë Kolo Muani 12 minuta më vonë i cili nuk gaboi nga pika e bardhë, dhe kaloi në epërsi 1:0 Francën.
Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Belgjika barazoi në 1:1, me Lois Openda realizator.
Kolo Muani ishte heroi i Francës ku në minutën e 62-të, realizoi edhe golin e dytë që do të ishte vendimtar në fundin e ndeshjes.
Në minutën e 76-të, me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Aurelien Tchouameni, kapiteni i Francës në këtë ndeshje.
Përkundër që me 10 lojtar nga ky moment, “gjelat” arritën ta mbajnë epërsinë dhe të arkëtojnë pikët e plota në këtë udhëtim të vështirë.
Franca është e dyta me nëntë pikë, një më pak se Italia. Belgjika mbetet me tri pikë në pozitën e tretë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...