Franca është çerekfinalisti i parë i Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Kombëtarja franceze ka regjistruar fitore me rezultat 4 me 3 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Kazan Arena pasditen e sotme (e shtunë) duke eliminuar Argjentinën e Lionel Messit, shkruan portali arbresh.info.
Kylian Mbappe, i cili realizoi dy super gola brenda këtij takimi, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Talenti i Paris Saint Germain është vlerësuar me notën 9.8 për paraqitjen e mrekullueshme kundër skuadrës së Jorge Sampaolit.
Me notë të lartë te skuadra e Francës janë vlerësuar edhe Griezmann (7.3), Giroud (7.2) dhe Pavard (7.4).
Lionel Messi është lojtari me notën më të lartë te skuadra e Argjentinës pas dy asistimeve të krijuara. Superylli i Barcelonës është vlerësuar me notën 8.0.
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është portieri i Argjentinës, Franco Armani (4.2)./arbresh.info/
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel