Kampioni në fuqi i botës ka mposhtur ish kampionin mbrëmjen e sotme (e martë) me përmbysje të rezultatit.
Franca regjistroi fitore me rezultat 2 me 1 në takimin e zhvilluar si nikoqir në Stade de France kundër Gjermanisë në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Toni Kroos është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Ylli i Real Madridit realizoi penaltinë që dërgoi në avantazh gjermanët në minutën e 14′ dhe për paraqitjen e shkëlqyer sonte është vlerësuar me notën 8.2.
Antoine Griezmann, i cili realizoi dy gola – një me kokë dhe një nga pika e bardhë, është vlerësuar me notën 8.0.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Lucas Hernandez (7.3) dhe Nico Schulz (7.2).
Nota më e dobët e ndeshjes është 5.8 dhe dyshja Presnel Kimpbe (Francë) dhe Leroy Sane (Gjermani) janë vlerësuar kështu./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...