Franca ka kaluar në finale të Kampionatit Botëror “Rusia 2018” me fitoren mbrëmjen e sotme (e martë) ndaj Belgjikës.
“Blutë” kanë regjistruar fitore me rezultat minimal 1 me 0 në takimin e zhvilluar në kuadër të gjysmëfinales duke kthyer në shtëpi Adnan Janzuaj me bashkëlojtarët e tij, shkruan portali arbresh.info.
Mbrojtësi Samuel Umtiti, i cili realizoi golin vendimtar të ndeshjes në minutën e 51′, është vlerësuar me notën 7.9.
Lojtari me notën më të lartë është anësori Kylian Mbappe (8.4) falë paraqitjes së tij fantastike në stadiumin Saint Petersburg. Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Blaise Matuidi (7.9) dhe Antoine Griezmann (7.5).
Te Belgjika, Eden Hazard është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes (8.2).
Lojtari me notën më të dobët është sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku (6.0)./arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...