Google ADS

Fowler: Liverpool-i ka gabuar me kontratat e treshes kryesore

10:10 | 18 Mars 2025
E.G

Legjenda e Liverpool-it, Robbie Fowler është i pakënaqur me mënyrën se si klubi po menaxhon situatën e lojtarëve me kontrata që po i afrohen fundit.

Aktualisht, Liverpool rrezikon të humbasë Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah në fund të sezonit, pasi kontratat e tyre u skadojnë.

“Do të jetë një sfidë e madhe të gjesh lojtarë që mund t’i zëvendësojnë,” tha Fowler për ‘Sky Sports’.

“Por ajo që mund të them është se njerëzit thoshin se do të ishte e vështirë të zëvendësohej Jurgen Klopp. Për t’i bërë një kompliment Arne Slot-it, fakti që nuk na mungon Klopp-i tregon shumë, dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me lojtarët”.

“Si tifoz i Liverpool-it, nuk besoj se të gjithë do të qëndrojnë. Kush do të largohet? Nuk mund ta them me siguri. Unë dua që Liverpool të bëjë më të mirën dhe të mbajë lojtarët më të mirë. Kur shikon Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk dhe Mo Salah, këta janë tre lojtarë jashtëzakonisht të rëndësishëm për Liverpool-in. Mendoj se është e gabuar nga ana e klubit që e ka lejuar këtë situatë, ku lojtarë të mëdhenj po i afrohen fundit të kontratave të tyre. Çfarë do të ndodhë, do të ndodhë”.

“Kur shoh historinë e Liverpool-it, pavarësisht se kush ka qëndruar apo është larguar, klubi gjithmonë ia ka dalë. Asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi, dhe kjo është e vërteta”, ka theksuar Fowler./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm