Xherdan Shaqiri po kalon nëpër një formë jetësore në këtë sezon.
Me transferimin e tij te Liverpool në verën e kaluar, Xherdan Shaqiri është bërë lojtari më i përfolur në Angli dhe më gjerë.
Revista e famshme botërore, ‘Four Four Two’ ka bërë një shkrim sensacional për transferimin e anësorit kosovar te skuadra angleze, përcjell lajmi.net.
Shaqiri kaloi në verën e vitit të kaluar te Liverpool për 12 milionë euro nga Stoke City që ra nga liga, por që nga atëherë ai ka treguar se është transferimi më i qëlluar në Premierligë.
Sipas revistës, anësori nga Zhegra e Gjilanit ishte parë si zëvendësues i Philippe Coutinhos, e që pak kush kishte besuar në cilësitë e tij.
Shaqiri ka arritur shumë mirë ta mbulojë hapësirën e brazilianit që në janarin e vitit 2018 kaloi te Barcelona për një shifër rekorde.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...