Pas pauzës njëmujore, këtë fundjavë vazhdon kampionati botëror i Formula 1 me garën për Çmimin e Madh të Belgjikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pilotët që sot do të mbajnë seancat e para stërvitore, ndërsa nesër do të duhet të luftojnë edhe për pozitat startuese në garën e të dielës, e cila do të zhvillohet në pistën Spa-Francorvhamps në Stavelot.
Kjo do të jetë gara e 14-të e këtij sezoni të Formula 1, ndërsa pilotët do të bëjnë 44 xhiro në pistën shtatë kilometra.
Lufta për pozitat startuese është paralajmëruar për nesër nga ora 16:00, ndërsa fillimi i garës është caktuar të dielën në orën 15:00.
Në 13 garat e deritanishme, kampioni aktual dhe kryesuesi i tabelës për këtë sezon, Max Verstappen (Red Bull), ka shënuar tetë fitore, ndërsa Charles Levlerc nga Ferrari ka tre fitore. Sergio Perez nga Red Bull dhe Carlos Sainz nga Ferrari regjistruan nga një fitore.
Verstappen kryeson bindshëm renditjen e pilotëve me 258 pikë, i ndjekur nga Leclerc me 178. Në vendin e tretë është Perez me 173 pikë dhe George Russell është i katërti me 158. Sainz është i pesti me 156 pikë.
Skuadra Red Bull është dominuese këtë sezon dhe kryeson renditjen e konstruktorëve me 431 pikë, ndërsa Ferrari ka grumbulluar 334. Mercedes ka 304 pikë dhe skuadra Alpine 99, ndërkaq McLaren është i pesti me 95 pikë të grumbulluara.
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...